
Delegacioni nga Universiteti Linnaeus vizitoi UBT-në
31/10/2018Një delegacion i Universitetit Linnaeus, nga Suedia, i përbërë nga profesorë të fushave të ndryshme, si dhe staf administrativ, po qëndrojnë në Kosovë, konkretisht në UBT, të cilët po realizojnë vizitë në kuadër të planifikimeve të projekteve Erasmus+ KA1 dhe KA2.

Fillimisht, ata janë takuar me rektorin e UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, ku kanë diskutuar për zgjerimin e bashkëpunimi ndërinstitucional, bashkëpunim i cili ka filluar qysh para katër viteve në sferën e hulumtimeve dhe edukimit.
Përpos bashkëbisedimit, ata diskutuan për gjenerimin e projekteve përfshirë në shkëmbim të stafit, të studentëve dhe krijimin e qendrave hulumtuese.
Tutje, ata vizituan edhe laboratorët që gjenden në objektet e UBT-së, si dhe pajisjet e sofistikuara moderne që i shfrytëzojnë studentët e të gjitha fushave, për kryerjen e punës praktike. Po ashtu, ata janë takuar dhe kanë bashkëbiseduar me zyrtarë e profesorë të UBT-së, lidhur me projektet inovative të cilat implementohen nga institucioni dhe rezultatet e arritura.
