Delegacioni i UBT-së takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj

01/02/2019

Një delegacion i UBT-së, në krye me rektorin prof.dr Edmond Hajrizi, i përbërë edhe nga profesorë të UBT-së, kanë zhvilluar takim pune me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj.

 

Ata kanë bashkëbiseduar rreth zhvillimeve të fundit në vend, me theks të veçantë për dialogun Kosovë-Serbi.

 

Me këtë rast, rektori Hajrizi ka theksuar se UBT ka përfituar shumë edhe nga ekspertizat e vendeve tjera, me ç’rast si institucion mund të kontribuojë në këto problematika.

 

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Hoxhaj ka potencuar se qëllimi i këtij takimi ishte marrja e ekspertizave nga njohësit dhe ekspertët e çështjeve, që sipas tij, janë të domosdoshme për ta përmbyllur dialogun me njohje dhe anëtarësim në OKB.