Delegacioni i UBT-së realizon vizitë në TÜBAT, në kuadër të Kongresit të 15-të Kombëtar të Studentëve të Mjekësisë

14/04/2025

Në kuadër të Kongresit të 15-të Kombëtar të Studentëve të Mjekësisë, i mbajtur nga data 12-14 prill 2025 në Universitetin Trakya, një delegacion i UBT-së zhvilloi një vizitë zyrtare në Shoqatën e Kërkimeve Shkencore të Universitetit Trakya (TÜBAT).

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimeve akademike dhe shkencore mes dy institucioneve, me fokus në projekte të përbashkëta, shkëmbime studentore dhe zhvillim profesional.

Delegacioni i UBT-së u përfaqësua nga Prof. Dr. Fisnik Laha, Dekan i Fakultetit të Biokimisë Mjekësore dhe Bioteknologjisë, dhe Prof. Dr. Cengiz Çesko. Takimi u përmbyll me shkëmbimin e dhuratave simbolike dhe me një ndjenjë të ndërsjellë respekti dhe bashkëpunimi.

UBT shpreh mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin e shkëlqyer të kongresit, duke falënderuar në veçanti Kryetarin e TÜBAT-it, Ömer Bolat, si dhe të gjithë ekipin organizator për angazhimin dhe profesionalizmin.