Delegacioni i UBT-së pritet në takim pune në Universitetin e Lubjanës

04/02/2019

Një delegacion i UBT-së, në krye me rektorin prof.dr Edmond Hajrizi, udhëheqësi i zyrës së projekteve Naim Preniqi dhe ligjëruesi Jeton Lakna, kanë realizuar vizitë pune në Universitetin e Lubjanës.

 

Kjo vizitë është zhvilluar në kuadër të projektit Zhvillimi dhe Implementimi i Multimedias dhe Televizionit Digjital (DIMTV), projekt ky i financuar nga programi Erasmus +.

 

Fokusi i vizitës ishte diskutimi lidhur me përgatitjet e implementimit të laboratorit të ri, që do të jetësohet gjatë dy muajve të ardhshëm, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në fushën e mediave digjitale.

 

Laboratori në fjalë do të jetë i pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit, si dhe do t’u shërbejë studentëve të Medias dhe Komunikimit.

 

Gjithashtu, në këtë takim janë shkërbyer përvoja akademike mes përfaqësuesve të universiteteve evropiane, veç tjerash, ata diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e edukimi dhe zhvillimit të mëtejshëm të institucioneve përkatëse.