Delegacioni i UBT-së pritet në takim pune në Anhalt University of Applied Sciences

17/12/2019

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, si dhe udhëheqësi i Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, prof.dr Fidan Feka, janë pritur në takim pune nga dekani i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore, Wolfram Schnackel, në Anhalt University of Applied Sciences, në Gjermani.

 

 

Palët konkretisht diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve në fushën përkatëse.

 

Gjithashtu, ata folën për shkëmbimin e stafit dhe studentëve përmes projektit Erasmus+, gjë që, sipas tyre, ndikon pozitivisht në aspektin akademik dhe marrjen e përvojave të reja.

 

 

Rektori Hajrizi gjatë këtij takimi tha se UBT u ofron kushte shumë të favorshme studentëve të Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë, ku në dhjetëra laboratorë inovativ me pajisje të sofistikuar, shndërrojnë në praktikë teoritë e fituara gjatë studimeve.

 

 

Ai theksoi se ky bashkëpunim do t’u mundësoj studentëve të UBT-së realizimin e hulumtimeve shkencore me studiues të rinj nga ky universitet në Gjermani.

 

 

Bashkëpunimet që institucioni po arrin me universitete evropiane, ndikojnë në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në Kosovë, dhe ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve akademike.