Dea Macula e UBT-së, pjesë e kompanisë së njohur të marketingut

20/02/2017

Studentja e Fakultetit të Shkencave kompjuterike në UBT, Dea Macula është punësuar në kompaninë e marketingut “Yellow Pages Kosovo”, e cila është e para e këtij lloji në Kosovë, që funksionon si pjesë e rrjetit ndërkombëtar të fletëve të verdha.


Në kuadër të kësaj kompanie, Macula është përgjegjëse për regjistrimin e të dhënave të bizneseve, të cilat duan të listohen, të reklamohen dhe të jenë të dukshme në kohë reale, përmes platformave elektronike dhe guidave të ndryshme të bizneseve.


Sipas saj, rezultatet e arritura janë fryt i përkushtimit të saj, si dhe metodave më të sofistikuara për mësim teorik e praktik, që aplikohen në fakultetin e SHKI-së.


“Falë mënyrës së mësimdhënies dhe organizmit të studimeve, kam arritur të zgjeroj njohuritë teorike, përmes punimeve individuale e grupore, si dhe falë programeve të ndryshme, që më kanë ndihmuar të përmirësoj aftësitë e mia akademike dhe të përgatitem për tregun e punës”, vlerësoi ajo.

Macula është duke i vazhduar studimet e nivelit master në UBT,  teksa me interes të shtuar i përcjellë edhe konferencat, ligjëratat tematike të personaliteteve të njohura të kësaj fushe, si dhe aktivitetet e ndryshme, që organizohen në UBT, në  kuadër të fakultetit të SHKI-së.