CIAS dhe Qendra e Karrierës në UBT zhvilluan sesion informues mbi bursat për Shkollën Verore Ndërkombëtare – GUSSEG

02/11/2023

Qendra për Studime Ndër-Amerikane nga Universiteti i Graz-it (Center for Inter American Studies – CIAS) së bashku me Qendrën e Karrierës në UBT kanë zhvilluar një sesion informues rreth mundësisë së përfitimit të bursave për pjesëmarrje në Shkollën Verore Ndërkombëtare – GUSSEG.

Ky takim informues është zhvilluar me qëllim që studentët të marrin njohuri të hollësishme rreth mundësive të ofruara nga Shkolla Verore Ndërkombëtare – GUSSEG dhe të ndjekin procesin e aplikimit për bursa.

Në sesionin informues janë prezantuar detaje mbi kriteret dhe kushtet e aplikimit për bursat dhe janë ofruar udhëzime të rëndësishme për pjesëmarrësit potencialë.

Pjesëmarrja në këtë shkollë verore është një mundësi e vlefshme për të arritur një eksperiencë të shkëlqyeshme dhe për të ndjekur studime të nivelit të lartë në fushat të caktuara.