Bundestagu Gjerman shpall të hapur thirrjen për bursën Internationales Parlaments-Stipendium (IPS) 2022
28/05/2021Bundestagu Gjerman në bashkëpunim me Freie Universität Berlin, Humboldt-Universität Berlin dhe Technische Universität Berlin, ka shpallur të hapur thirrjen për Bursën Ndërkombëtare të Parlamentit (IPS).
IPS iu drejtohet të rejave dhe të rinjve me kualifikim të lartë dhe me interes politik, të cilët kanë vullnetin për t’u kthyer pas përfundimit të programit në atdhe, për të formësuar atje në mënyrë aktive dhe me përgjegjësi të ardhmen demokratike të vendit të tyre.
Bundestagu Gjerman dhe Parlamenti Gjerman, u jep të rinjve mundësinë, që gjatë një veprimtarie prej 13 javësh pranë një anëtari (deputeti) të Bundestagut Gjerman, të njohin sistemin parlamentar gjerman dhe proceset politike vendimarrëse, si dhe të mbledhin përvoja praktike në fushën e punës parlamentare.
Bursistët zgjidhen nga një komision i pavarur seleksionues i Bundestagut Gjerman.
Kushtet për aplikim:
- nënshtetësi kosovare
- studime universitare të përfunduara
- njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane
- njohuri të politikës, shoqërisë dhe historisë gjermane
- më i ri/e re se 30 vjeç në kohën e fillimit të bursës
Bursa:
- 500 EURO në muaj
- akomodimi falas
- marrje përsipër e shpenzimeve për sigurimet dhe udhëtimet
Data e fundit për aplikim është 31 korrik, ndërkaq për informacione të mëtejshme mund të mësoni në Ambasadën Gjermane ose në linkun e bashkëngjitur: Informacione