Blend Dema i UBT-së do të vijojë studimet në Anhalt University of Applied Sciences
02/10/2018Studenti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, Blend Dema është vetëm njëri ndër dhjetëra studentë të UBT-së, që do të vazhdojë studimet në Anhalt University of Applied Sciences, në Gjermani.
Ai është student i nivelit master, ndërkaq semestrin e tretë do ta vazhdojë në universitetin gjerman, falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet UBT-së dhe universitetit në fjalë.
“Procedurat për aplikim ishin mjaft të thjeshta, duke e ditur që UBT ka partneritet të ngushtë me universitetet evropiane, andaj dita-ditës me UBT-në, ne studentët po e ndjejmë veten si studentë evropianë”, tregoi Blendi.
Ai u shpreh se studimet në UBT e kanë zhvilluar e rritur profesionalisht dhe ndjen se këtë përvojë duhet ta ndajë me të gjithë të rinjtë që janë në prag të marrjes së vendimit për studim.
“Studimet kanë qenë një shtytje e fuqishme, ku me punën që e kemi bërë gjatë këtyre viteve, UBT na e ka shpërblyer në mënyrën më të mirë. Mbështetja nga profesorët ka qenë shumë e madhe, duke qenë të hapur dhe të gatshëm për të na ndihmuar në çdo kohë”, vlerësoi ai.
Pranimi në një universitet evropian nuk është suksesi i vetëm i Blendit, pasi ai menjëherë pas përfundimit të studimeve themelore u punësua në njërën ndër kompanitë më të suksesshme në vend, “Maden Grouup”.
“Falë studimeve në UBT, fillimit të punës në këtë kompani dhe mundësive që m’i kanë dhënë, jam qasur në projekte të ndryshme e problematika tjera dhe jam formësuar jashtëzakonisht shumë në aspektin profesional”, tha Blendi.
Dhjetëra studentë të Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, tashmë janë bërë pjesë e Anhalt University of Applied Sciences, për vijim të studimeve për një semestër ose për dy vite të plota studimi, teksa në përgjithësi, pjesë e universiteteve nga e mbarë bota janë bërë qindra studentë të UBT-së.