Bëhuni ekspertë të marketingut duke ndjekur trajnimin për Digital Marketing
03/12/2021UBT ofron trajnimin për Digital Marketing për të gjithë ata kandidatë të cilët janë të interesuar që të shndërrohen në ekspertë të marketingut digjital, duke u bërë kështu cak dhe synim potencial i tregut vendor dhe ndërkombëtarë të punës.
Në këtë trajnim përfshihen një gamë e gjerë e aktiviteteve dhe formave të marketingut të cilat pjesëmarrësit do t’i përvetësojnë nga profesionistët më të mirë të marketingut digjital që ka UBT.
Trajnimi përmban gjithsej 20 orë me nga dy sessione në javë, nga ku të interesuarit mund të mësojnë më detajisht për marketingun digjital dhe format e të bërit marketing.
Motorët e kërkimit, faqet e internetit, mediat sociale, email-at, aplikacionet mobile, si dhe kanale të tjera digjitale, që ndërlidhin në mënyrë unike marketingun digjital dhe zhvillimin teknologjik në gjithë botën, janë disa prej elementeve kyçe të këtij trajnimi, të cilat do t’i mundësojnë studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë që të aftësohen në këtë fushë.
Linku për aplikim: Aplikimi për trajnimin Digital Marketing