Bëhu profesionist në fushën e drejtësisë duke studiuar në programin Juridik
26/06/2024Programi Juridik ofron cilësinë më të lartë të edukimit ligjor, si dhe synon të kontribuojë në avancimin e sundimit të ligjit, rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm përmes proceseve inovative, mësimdhënies dhe ekselencës kërkimore për të mirën e shoqërisë.
Pse duhet të zgjedhni këtë program:
Programi mbulon të gjitha fushat kryesore të së drejtës, duke përfshirë të drejtën civile, penale, administrative, tregtare dhe kushtetuese.
Programi u jep mundësi studentëve të mësojnë të përmbledhin, hartojnë dhe shkruajnë dokumente ligjore efektive.
Mësimdhënia mbështetet në standardet ndërkombëtare dhe literaturën bashkëkohore, duke ofruar një qasje të baraspeshuar ndërmjet nevojave të tregut të Kosovës dhe krijimit të aftësive përkatëse të studentëve.
Pas përfundimit me sukses të programit, studentët do të jenë të përgatitur për karrierën e tyre studimore apo profesionale në fushën e drejtësisë.
Leading the Way
#jointheLEADER