
Bëhu profesionist i farmacisë, duke transferuar studimet në programin Farmaci në UBT
01/02/2022Një qasje të re në fushën e farmacisë, me qëllim të përgatitjes së studentëve të përkushtuar, të cilët do të jenë liderë të së ardhmes në shkencat dhe praktikat farmaceutike, e ka sjellë UBT në Kosovë përmes Fakultetit të Farmacisë.
Duke transferuar studimet në këtë program studimi, studentët përfitojnë nga cilësia maksimale që profesionistët dhe ekspertët e farmacisë e shpërndajnë tek të gjithë studentët e këtij programi, përmes metodave më moderne të mësimit.
Ky program studimi ofron përvoja mësimore teorike, praktike dhe klinike, nga ku me zhvillimin e Poliklinikës së UBT-së, e cila është më e madhja në vend me dhjetëra laboratorë që i dedikohen departamentit të Farmacisë, studentëve do t’iu mundësojë ngritjen e tyre edhe më shumë në aspektin profesional dhe akademik.
Transfero studimet në UBT, bëhu ndryshimi për të cilin ka nevojë Kosova!