![](https://www.ubt-uni.net/wp-content/uploads/2021/08/239648815_4547246851993217_327380774568639681_n-768x432.jpg)
Bëhu pjesë e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në UBT
25/08/2021Shkolla e Mesme e Mjekësisë në UBT ofron drejtimin Teknik i Laboratorit Mjekësor, drejtim ky unik për të përmbushur nevojat e qytetarëve të vendit, si një hallkë kryesore e funksionimit të sistemit shëndetësor për ofrimin sa më të mirë të shërbimeve shëndetësore.
Ky lloj i drejtimit ofron mundësi të integrimit në tregun e punës, falë kurrikulës moderne dhe kushteve infrastrukturore që studentëve u munësojnë aftësimin profesional në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në UBT.
Përveç lëndëve të përgjithshme, nxënësve u ofrohen edhe lëndë profesionale të cilat iu ndihmojnë atyre jashtëzakonisht shumë në zhvillimin e tyre profesional.