Bashkëpunimi për zhvillim: Një delegacion nga UBT zhvillon një takim konstruktiv me stafin e Qendrës së Komptencës në Skenderaj
12/04/2024Fakulteti i Ndërtimit dhe Infratrukturës në UBT, në kuadër të partneritetit dhe vizitave të ndryshme, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në Qendrën e Kompetencës në Skënderaj.
Takimi ka qenë një rast për të konfirmuar angazhimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin mes fakultetit dhe UBT-së me Qendrën e Kompetencës.
Diskutimet gjatë takimit janë përqendruar në edukimin dual dhe potencialin për lidhje të ngushta me kompanitë, si dhe në përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe studentët.
Dekani i Fakultetit të Ndërtimit dhe Infratrukturës, Prof. Visar Krelani, ka theksuar rëndësinë e kontakteve me nxënësit dhe trajnimeve për stafin.
Prezentimi i Profesorit Krelani për eksperiencat dhe aktivitetet e fakultetit ka inkurajuar nxënësit për angazhimin në fushën e ndërtimit dhe arkitekturës.
Ky takim ka përçuar një mesazh të fuqishëm për përkushtimin për përmirësimin dhe rritjen e cilesisë së arsimit për nxënësit dhe studentët në këto fusha.