Bashkëpunimet ndërkombëtare krijojnë mundësi të shumta për studentët e UBT-së
28/02/2022Krahas punës së përditshme të UBT-së për t’i siguruar studentëve kushte moderne dhe studime cilësore, UBT vazhdimisht është duke punuar në hapjen e mundësive të reja për zhvillim të mëtutjeshëm të studentëve në arenën ndërkombëtare.
Kësisoj, UBT duke numëruar shumë partnerë nga institucione të ndryshme të arsimit dhe jo vetëm, nga e gjithë bota, vetëm këtë vit ka nënshkruar mbi 35 marrëveshje bashkëpunimi me institucione të arsimit të lartë, marrëveshje këto që do të jenë në funksion të zhvillimit të studentëve tanë.
Gjermania, Turqia, Spanja, Portugalia, Kroacia, Polonia, Austria e Italia janë disa prej vendeve prej nga vijnë këto institucione të arsimit të lartë, e që studentëve të UBT-së do iu ofrojnë kultura të reja, përvoja të ndryshme, si dhe mundësi unike për të marrë praktikat më të njohura ndërkombëtare në bashkëpunim me UBT-në, dhe për t’i sjellë në vendin ku ata janë lindur e rritur.
Bashkëpunimet e tilla, studentëve iu ofrojnë një dritare të re në rrugëtimin e tyre në karrierën profesionale, duke ua zgjeruar diapazonin e tyre të dijes, përmes profesorëve më eminent ndërkombëtarë, me theks të veçantë zhvillimin në hulumtim dhe kërkim.