Banka ProCredit fton studentët e UBT-së të aplikojnë në Programin e Praktikës

12/12/2018

UBT, përmes Qendrës së Karrierës, ka njoftuar për shpalljen e Programit të Praktikës në ProCredit Bank, me ç‘rast edhe fton studentët e UBT-së që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e këtij programi.

 

Kandidatët e interesuar duhet të aplikojnë duke plotësuar aplikacionin online, së bashku me një Letër Motivimi, jo më larg se më datë 31 dhjetor 2018.

Informatat shtesë mund t`i gjeni në linkun: https://procreditbank-kos.com/shq/burimet-njerezore/praktike-per-studente/apliko-per-praktike/?fbclid=IwAR3K2OtW8ndHA10h8TmBv5_uEWatBh-A0RSTcHxBp7p2kBDgpDdGAYdHwLs

Për të aplikuar duhet të plotësoni aplikacionin online: https://cv-uploader.procredit-group.com/Form.aspx .

 

Qendra e Karrierës në UBT ofron ndihmë profesionale në shkathtësi të buta, që studentët do t’i shfrytëzojnë me qëllim që aplikacionet e tyre të dalin sa më të suksesshme. Prandaj, të gjithë studentët që kanë vështirësi për plotësim të aplikacionit, mund të kërkojnë ndihmë tek Qendra e Karrierës në UBT.

Për informacione shtesë mund të kontaktoni në email-in: career.center@ubt-uni.net.