Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani ligjëron për studentët e UBT-së
23/03/2021Në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan, të enjten, më 25 mars 2021, me fillim nga ora 10:00, Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani do të mbajë ligjëratë me temë: “Auditimi i jashtëm në Kosovë, të arriturat, sfidat dhe ndikimin e auditimit për menaxhim më të mirë të financave publike”.
Pjesë e ligjëratës mund të jenë studentët dhe stafi i UBT-së, të cilët mund të dëgjojnë rreth çështjeve të auditimit në kontest gjithëpërfshirës.
Kjo ligjëratë tematike organizohet në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm të UBT-së dhe Zyrës Kombëtare të Auditimit.