ASSECO njofton studentët e UBT-së me mundësitë për punësim

29/11/2018

Kompania ASSECO është një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të UBT-së, sidomos tek çështja e punësimit të studentëve të institucionit, me ç’rast përgjatë viteve, pjesë e kësaj kompanie janë bërë dhjetëra studentë të UBT-së.

 

E për të dhënë informacione më të detajuara mbi historikun e  themelimit të kompanisë, filialet, mundësitë për punësim dhe shërbimet që ofrohen nga kjo kompani, për studentët e UBT-së mbajti sesion informues udhëheqësja e Departamentit të Burimeve Njerëzore në kompaninë ASSECO, Vjollca Parduzi.

 

Drejtori i Qendrës së Karrierës në UBT, Halil Bashota tha se ASEECO vazhdimisht i ka përkrahur dhe punësuar studentët e UBT-së, andaj edhe i inkurajoi studentët e pranishëm për të aplikuar për vendet e hapura të punës dhe internship-it.

“Kemi bashkëpunuar ndërmjet vete dhe një numër i madh i studentëve tanë janë të përfshirë në ASSECO, për të cilën UBT ka ofruar studentë të përgatitur, suksesi i të cilëve është i dukshëm dhe i matshëm”, theksoi ai.

 

Udhëheqësja e Departamentit të Burimeve Njerëzore nga ASSECO, Vjollca Parduzi prezantoi para studentëve historikun, shtrirjen dhe sukseset e shënuara të kompanisë ndër vite, për të cilat tha se kanë luajtur rol njerëzit e punësuar në kompani.

“Edhe përkundër përparimit të teknologjisë brenda kompanisë, pasuria me e madhe janë njerëzit e saj, prandaj mundohemi që punëtorët tanë t’i mbajmë të motivuar”, tha ajo.

 

Parduzi potencoi se UBT ka qenë një bashkëpunëtor tejet serioz në ofrimin e studentëve të përgatitur dhe që kanë plotësuar nevojat dhe kërkesat e pozitave të ndryshme të punës.

“Në UBT, vetëm gjatë këtij viti, kemi  dërguar disa herë shpallje në secilën pozitë, dhe sa herë që dalim jashtë për kërkim të punëtorëve, UBT na dërgon gjithmonë kandidatë potencialë për punësim”, vlerësoi ajo.

 

Momentalisht ASSECO është në kërkim të kandidatëve që janë zhvillues të Xamarin për zyrën e Kroacisë, persona në sektorin e shitjes dhe specialistë të produkteve në kuadër të bankave.

Ndër kushtet kryesore për pranim është njohja e gjuhës angleze, ndërkaq aplikimin tuaj mund ta dërgoni në email-in: hr@asseco-see.com.