
Arsim Zeka nga Expert Group u ligjëroi studentëve të UBT-së mbi përdorimin e programit “Expert”
13/06/2019Bashkëpronari i kompanisë, “Expert Group”, Arsim Zeka ka mbajtur një ligjëratë tematike dyditore për studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi dhe për ata të Sistemeve të Informacionit.
Në ligjëratën “Praktika në kontabilitet”, studentët u njoftuan nga afër me aplikimin e kontabilitetit me softuerin “Expert”, si një praktikë e sofistikuar për kontabilitet. Ndërkaq, të gjithë studentëve pjesëmarrës u është dhuruar falas një licencë njëvjeçare e programit për shfrytëzim edukativ.
Kjo ligjëratë u organizua në kuadër të lëndës “Kontabiliteti financiar dhe menaxherial”, me ligjëruesen në UBT, Fidane Spahija – Gjikolli.