Armir Morina e mbrojti temën Master në MBE

27/07/2015

Studenti i UBT-së, Armir Morina ka marrë titullin master në MBE, pas paraqitjes dhe mbrojtjes së temës “Menaxhimi i transportit hekurudhor: Kosova krahasuar me regjionin”, para komisionit të përbërë nga dr.Ibrahim Krasniqi, dr. Ylber Limani e dr.Nehat Ramadani.

 

Tema e Masterit trajtoi rolin e transportit hekurudhor në ekonominë e vendeve të ndryshme, duke u fokusuar më tutje në rastin e regjionit dhe duke e specifikuar transportin hekurudhor të Kosovës. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se, përkundër disa përpjekjeve me anë të ndryshimit të disa rregulloreve, ende nuk ka ndonjë produktivitet nga shfrytëzimi i hekurudhës për transportin e mallrave dhe të njerëzve.

 

 

Duke e marrë parasysh se transporti është një ndër sistemet më komplekse dhe një ndër shtyllat për zhvillim ekonomik të shumë vendeve, ky hulumtim sjell disa rekomandime të fuqishme që do të duhej përfillur hekurudha e Kosovës, menaxhmenti dhe qeveria, në mënyrë që, krahas planit për zhvillimit strategjik, të zhvillohet edhe sistemi hekurudhor i cili propozohet të mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.