Arbnora Hyseni, me përvojë disavjeçare pune në tregun ndërkombëtar

03/01/2019

Ka dy vite që ka përfunduar studimet e nivelit bachelor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, dhe që prej asaj kohe, ish-studentja Arbnora Hyseni ka punuar në vijimësi me kompani të njohura ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.

 

Momentalisht, ajo është duke punuar për një institucion financiar me seli në Qipro, “BDSWISS”, si dhe është pjesë e ekipit të GIC “Kepler”, me seli në New York.

 

Arbnora vlerëson se puna që është duke e bërë ka rol kyç në ngritjen e mëtutjeshme profesionale dhe në arritjen e qëllimeve të saj.

“Puna që e bëj është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ndikon në rritjen time profesionale, në krijimin e rrethit me profesionistë të fushës,si dhe në arritjen e objektivave të mia personale”, theksoi ajo.

 

Në anën tjetër, ajo tregoi se suksesin e saj kanë ndikuar edhe lëndët profesionale që i ka mësuar gjatë studimeve në UBT, të cilat i konsideron si bazë e fortë për përvetësimin e njohurive që aktualisht kërkohen në tregun e punës, sidomos për fushën e teknologjisë.

 

Arbnora synim kryesor e ka vetëm tregun ndërkombëtar të punës, si dhe fillimin e studimeve të nivelit master.