Arbër Kastrati nga BKT zhvilloi një ligjëratë tematike me studentët e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT
08/12/2023Drejtori i degës së Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), Arbër Kastrati zhvilloi një ligjëratë tematike me studentët e vitit të parë të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT.
Në kuadër të lëndës “Hyrje në Makroekonomi” me bartëse profesoreshën Arta Mulliqi, studentët patën mundësi të përfitojnë dhe përforcojnë njohuritë e tyre, si dhe të njihen nga afër me rolin e ndërmjetësve financiare në ekonomi, me theks të veçantë te sektori bankar në Kosovë.
Kjo ngjarje ka ofruar një platformë të rëndësishme për studentët për të kuptuar se si funksionon sektori financiar dhe si mund të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ligjëratat dhe prezantimet e tilla kontribuojnë në arritjen e njohurive të thelluara në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit financiar.