Arben Çitaku e mbrojti temën Master në MBE

27/07/2015

Arben Çitaku, duke paraqitur temën “Ligji i Prokurimit Publik të Kosovës: Analizë krahasuese, para komisionit të përbërë nga dr.Ibrahim Krasniqi, dr. Ylber Limani e dr. Nehat Ramadani, mori titullin master në MBE.

 

 

Tema e Masterit trajtoi një varg çështjesh interesante të ndërlidhura me ligjin e prokurimit, zhvillimin, ndryshimet, si dhe efektet e këtij ligji në ekonominë kosovare. Hulumtimi kishte një karakter metodologjik krahasimor, duke bërë analizë krahasimore të ligjit të prokurimit publik të shteteve të regjionit. Rezultatet e hulumtimit japin një pasqyrë reale dhe një metodë praktike për zbatimin e këtij ligji. Kjo metodë mund të jetë kontributdhënëse për palët e interesit si dhe një kontribut i rëndësishëm në përshpejtimin e njohurive në këtë fushë.