Apliko dhe bëhu pjesë e Shkollës së Mesme të Mjekësisë dhe Gjimnazit UBT

27/06/2022

Edhe pak vende të lira kanë mbetur për pranimin e nxënësve të rinj në Shkollat e Mesme të UBT-së, kështu që për t’u bërë pjesë e cilësisë në arsim dhe edukim, nuk duhet të ketë hezitim nga ju për të aplikuar.

 

Shkolla e Mesme e Mjekësisë dhe Gjimnazi UBT ka shpallur konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e nxënësve të rinj për vitin shkollor 2022/2023, në të gjitha drejtimet e licencuara për Arsimin e Mesëm të Lartë nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në drejtimet:

 

  • Gjimnazi Natyror
  • Gjimnazi Gjuhësor
  • Bashkëpunëtor Profesional i Infermierisë
  • Teknik i Farmacisë
  • Teknik i Laboratorit Mjekësor
  • Asistent Dentar

 

Drejtime, të cilat kanë gërshetuar lëndët teorike me ato praktike, për t’i ofruar nxënësve arsimim dhe edukim cilësor, si dhe me një infrastrukturë moderne, duke i siguruar një të ardhme të suksesshme gjithsecilit.

 

Lëndët zgjedhore STEAM

Programi i lëndës zgjedhore është i organizuar në 6 module, të cilat zhvillohen nga klasa e 10-të deri në klasën e 12-të, si më poshtë:

 

Klasa 10:

  • Augmented and Virtual Reality
  • Programing and Cyber Security

 

Klasa 11:

  • Application Development
  • Networking and Information Systems

 

Klasa 12:

  • Artificial Intelligence
  • Internet of Things and Big Data

 

Të drejtën e konkurrimit në Shkollat e Mesme të UBT-së, deri me 20.08.2022, e kanë të gjithë kandidatët, të cilët e kanë të përfunduar shkollimin e mesëm të ulët dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin e arritshmërisë.

 

Aplikimin kandidatët e interesuar për Gjimnazin UBT mund ta bëjnë përmes uebfaqes: http://gjimnazi.ubt-uni.net/, ndërkaq kandidatët e interesuar për Shkollën e Mesme të Mjekësisë mund ta bëjnë përmes uebfaqes: http://shm.ubt-uni.net/, ose këtë mund ta bëjnë edhe në mënyrë fizike në ambientet e UBT-së.

 

Kriteret për regjistrim:

 

  • Nota mesatare e të gjitha lëndëve (klasat 6 – 9) (60%) 60 pikë;
  • Nota mesatare nga lëndët prioritare (klasat 6 – 9) (40%) 40 pikë;
  • Kriteri i lëndëve prioritare nga suksesi për gjimnaz dhe shkollën e mesme të mjekësisë është që mesatarja e këtyre lëndëve të jetë 4.0 e lartë (Së pari gjendet mesatarja e 4 lëndëve prioritare veç e veç, pastaj mesatarja e mesatareve të atyre lëndëve);

 

Kandidatët të cilët aplikojnë duhet t’i bashkëngjitin aplikacionit:

 

  • Certifikatën e kalimit të testit të arritshmërisë për klasat e nënta (origjinale ose kopje të noterizuar);
  • Diplomën e shkollës së mesme të ulët (origjinale ose kopje të noterizuar);
  • Dëftesat e shkollës së mesme të ulët (origjinale ose kopje të noterizuar);
  • Ekstrakti i lindjes;
  • Dy fotografi të formatit të pasaportës;