ANV-ja e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturë e pasuruar me ligjërata dhe vizita në terren

11/07/2019

Akademia e Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, është një ndër shkollat verore që ka ngjallur interesimin e shumë të rinjve vendor dhe të huaj dhe të profesionistëve të kësaj fushe. Pjesëmarrësit e ANV-së po marrin përvoja profesionale nga ekspertë të ndërtimit dhe infrastrukturës.

 

Akademia e Ndërtimtarisë sivjet është pasuruar me ligjëratën e profesorit të Universitetit Politeknik të Tiranës, Arben Dervishaj, i cili gjerësisht ligjëroi për Restaurimin e Objekteve dhe Performancën e tyre Sizmike.

 

Më pas, ka ligjëruar profesori në UBT, Skënder Bublaku, njëherësh ekspert i hidros në Kosovë, ku ka prezantuar rezultatet e studimeve për Sigurinë e digave dhe pendave në Kosovë.

 

Ai folur për rëndësinë jetësore të ujit dhe rrezikut në rast të dëmtimit të digave, temë kjo e pa elaboruar në Kosovë. Profesori Bublaku ka thënë se funksionimi i digave duhet të bëhet në bazë të legjislacionit aktual dhe në përputhje me praktikat ndërkombëtare.

 

Ndërkaq, duke folur për digat dhe pendat, profesori Sokol Xhafa, tha se vendi ka nevojë dhe për ekspertë të kësaj fushe.

 

Tutje, në kuadër të ANV-së së Ndërtimtarisë janë prezantuar të gjeturat e studimit “Menaxhimi i Burimeve i Ujërave në kampin ushtarak BondSteel”, nga Prof. Bekim Selimi. Ai folur për infrastrukturën dhe furnizimin me ujë të pijshëm, si dhe për burimet e ujërave që posedon ky kamp në Kosovë dhe mundësinë e aplimit të metodave të aplikuara nga ushtria amerikane në Kosovë.

 

Para shumë pjesëmarrësve të ANV-së së Ndërtimtarisë, ka ligjëruar edhe Ahmet Bytyçi, i cili shtjelloi temën: “Aplikimet e eksperimenteve të dizajnit në Inxhinieri moderne” duke lidhur pjesën analitike për të kaluar në atë eksperimentale e cila ka kosto më të ultë.

 

Ndërkaq, Fidaim Berbatovci gjerësisht ka folur për Auditimin e Ndërtimit, i cili shtjelluar aspektet ekonomike dhe menaxheriale në ndërtim.

 

ANV-ja e kësaj fushe do të vazhdojë punimet edhe me vizita në terren.