Anëtarët e Kuvendit të Rinjve të Lipjanit vizitojnë UBT-në
10/04/2018Anëtarët e Kuvendit të Rinjve të komunës së Lipjanit, kanë vizituar kampusin inovativ të UBT-së, në Lipjan, me ç’rast kanë parë nga afër infrastrukturën moderne, laboratorët dhe mundësitë e shumta që i ofron institucioni.
Ata janë impresionuar nga infrastruktura laboratorike që posedon UBT-ja, teksa kanë shprehur interesimin që të jenë pjesë e institucionit.
Të rinjtë janë pritur nga profesorët e UBT-së, të cilët i kanë inkurajuar që të punojnë shumë me veten e tyre, në mënyrë që, të bëhen profesionist në profesionet që ata zgjedhin të studiojnë.