Anëtarët e Down Syndrome Kosova vizitojnë UBT-në dhe marrin këshilla mbi shëndetin oral

06/06/2019

Anëtarët e Down Syndrome Kosova kanë vizituar UBT-në, ku janë takuar me studentët dhe stafin e Fakultetit të Stomatologjisë, me të cilët kanë kaluar kohë të mrekullueshme dhe përplot me aktivitete.

 

Atyre u është bërë kontrolli i dhëmbëve dhe gojës, si dhe së bashku diskutuan për shëndetin oral, pastrimin e dhëmbëve, kontrollin tek dentisti, të ushqyerit shëndetshëm, si dhe shumë tema tjera informative dhe shumë interesante për ta.

 

Në fund, të gjithë anëtarët e Down Syndrome Kosova u shërbyen me pije dhe ëmbëlsira, teksa kaluan kohë edhe në hapësirat rekreative të UBT-së.

 

Ky takim u përmbyll në formën më të mirë të mundshme, me shpërndarjen e dhuratave për mbajtjen e higjienës orale, lapsa dhe gjësende tjera, të cilat mund t’i shfrytëzojnë në baza ditore.