Ambasadori Qehaja mbajti ligjëratë tematike me studentët e Studimeve Sigurisë
03/12/2024Në prani të Dekanes së Fakultetit Shkenca Politike, programi Studime të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Hajdi Xhixha, u mirëprit Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Dr. Florian Qehaja, ku zhvilloi një ligjëratë tematike me studentët.
I shoqëruar nga Prof. Dr. Bahri Gashi, Qehaja diskutoi për rëndësinë e diplomacisë aktive në promovimin e paqes dhe sigurisë. Kjo temë zgjoi interesim tek studentët në kuadër të lëndës: “Negociatat Diplomatike për Paqe dhe Siguri”, ku u zhvillua kjo ligjëratë tematike.
Ambasadori Qehaja solli pikëpamjet e tij si dhe përvojat e vyera për dy dekada lidhur me domosdoshmërinë për ta promovuar diplomacinë në garantimin e sigurisë në rajonin tonë.
Studentë përgjatë diskutimit parashtruan shumë pyetje dhe u njoftuan edhe për rolin diplomatik dhe konsullor të misioneve diplomatike të ambasadorëve të akredituar në shtete të ndryshme të botës.
Gjithashtu, u dakorduan për një vizitë studimore njëditore, të studentëve të departamentit të Studimeve të Sigurisë në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut në një kohë të përshtatshme të dakorduar.