Ambasadori i Norvegjisë, Jan Braathu mbajti ligjëratë në UBT

12/07/2015

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, z. Jan Braathu, sot ishte mysafiri i radhës në Akademinë verore në UBT. Fillimisht, ai u përshëndet nga Rektori i UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizi, stafi akademik dhe studentët e Shkencave Politike dhe të Medias dhe Komunikimit.

Z. Braathu ligjërojë në temën “Raportet midis diplomacisë dhe medias”.

 

Në një ekspoze shumë të hapur dhe të drejtpërdrejtë, z.Braathu analizoi raportin e mediave në diplomaci dhe raportin e gazetarëve me diplomatët. Në veçanti apostrofoi këtë raport nga këndi i eksperiencës së tij diplomatike në Kosovë në momentet e vendimmarrjes për çështjet me interes të madh publik, kur roli i mediave ishte me ndikim më të madh.

 

Ambasadori Braathu theksoi se në karrierën e tij gjithmonë ka qenë në funksion të interesave të shtetit norvegjez, pavarësisht se a i kanë konvenuar këshillat, sugjerimet dhe qëndrimet e ambasadorit zyrtarëve politikë në vendet ku ka ushtruar detyrën e ambasadorit.

 

 

Ai në një bisedë të ngrohtë dhe të gjatë iu përgjigj pyetjeve të shumta të studentëve, duke apostrofuar veçmas sugjerimin e tij për formimin e Gjykatës Speciale, ngase gjykata nuk e dënon Kosovën as UÇK-në, por mosformimi i saj zbeh miqësinë e atyre që kanë kontribuar për çlirimin dhe ndërtimin e saj.