Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairi O’Connell qëndroi në UBT

11/11/2015

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell qëndroi për një vizitë në UBT, ku nga rektori prof. dr. Edmond Hajrizi u njoftua për punën e këtij institucioni.


Gjithashtu, ambasadori O’Connell përcolli prezantimin skenarit mbi gjendjen dhe zhvillimet në fushën energjetike në Kosovë deri në vitin 2050, të prezantuara nga ATRC.

 

Me këtë rast, ai tha se Kosova, sikur edhe e gjithë bota, duhet të ketë kujdes për një zhvillim të qëndrueshëm në fushën e energjisë, duke shtuar se me energji të qëndrueshme krijohet stabilitet në secilin vend.