Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu vizitoi UBT-në – përgëzoi studentët për nisjen e mësimit të gjuhës italiane
10/11/2023Në UBT qëndroi për vizitë Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, i cili në praninë edhe të Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, përgëzoi studentët për fillimin e Kursit të Gjuhës Italiane, me mentore profesoreshën nga Italia, Rafaella Rittuci.
Kursi është në kuadër të Institutit të Gjuhëve të Huaja në UBT, teksa është mbështetur nga Ambasada e Italisë në Kosovë dhe Qeveria Italiane.
Rektori Hajrizi dhe Ambasadori De Riu vlerësuan se kjo nismë do të jetë në dobi të studentëve si dhe të rinjve të Kosovës dhe rajonit, të cilët duan të përmirësojnë dhe përvetësojnë gjuhën italiane, por edhe të përfitojnë nga njohja e kulturës dhe historisë së kësaj gjuhe.