Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, zhvillon diskutim të hapur rreth diplomacisë dhe angazhimit të tij në eventin “Meeting Diplomats” në UBT
17/05/2023Në kuadër të eventit të përmuajshëm “Meeting Diplomats”, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, qëndroi për vizitë Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin u organizua një diskutim i hapur rreth shumë çështjeve që ndërlidhen me diplomacinë dhe angazhimin e tij në jetën politike.
Ambasadori Guérot ndau mendimet dhe përvojat e tij në fushën e diplomacisë dhe tregoi se si është angazhuar në mënyrë aktive në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare në Kosovë.
Pjesëmarrësit në takim patën mundësinë të bisedonin me ambasadorin për tema të ndryshme dhe të mësonin më shumë rreth praktikave dhe strategjive të diplomacisë moderne. Diskutimi u fokusua në lidhjet e Francës me Kosovën, ndihmën e tyre në zhvillimin e institucioneve dhe perspektivat e bashkëpunimit të ardhshëm.
Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur dhe miqësore, duke krijuar një platformë për shkëmbim të mendimeve dhe për të pasur njohuri të reja rreth diplomacisë, kulturës, sistemit arsimor, zhvillimit të qëndrueshëm, si dhe historisë së Francës.