Aktivitete të shumta karakterizojnë Akademinë Verore të Karrierës në UBT
13/07/2023Akademia Verore e Karrierës në UBT ka një program të larmishëm që prezanton shkathtësitë e të shkruarit dhe komunikimit. Fokusohet në shkathtësitë e buta, letra motivuese, CV, intervista të punës, si dhe shkrimi i letrave zyrtare, emaileve dhe raporteve të punës.
Në pjesën e dytë do të prezantojnë tri kompani të cilat do të fokusohen mbi përvojat e tregut të punës, çka kërkohet në industri, cilat janë shkathtësitë që kërkon tregu i punës, mundësitë e punësimit dhe procedurat.
Ky segment i programit synon të ofrojë një pamje më të hollësishme dhe të detajuar për pjesëmarrësit e Akademisë Verore të Karrierës në UBT, duke i ndihmuar ata të kuptojnë se çfarë është e nevojshme për të arritur sukses në tregun e punës dhe si të përgatiten për këtë sfidë.