Aktivitete të ndryshme të studentëve ambasadorë për të informuar maturantët rreth programeve dhe mundësive të shumta në UBT

15/05/2024

Në një nismë për të ndarë eksperiencën e tyre dhe për të nxitur interesimin e të tjerëve për UBT-në, studentët ambasadorë të këtij institucioni kanë bërë aktivitete të ndryshme për të dhënë informacione më të detajuara për programet dhe mundësitë që ofron UBT.

Në këto aktivitete, Rrezjona, Leona, Dionita, Joni, Kosovarja, Shqipja, Vesa, Yllka, Olti, Enea dhe Rinori, kanë bërë një përshkrim të gjerë të përvojës së tyre në UBT, duke theksuar rëndësinë e ndërkombëtarizmit dhe avantazhet e përzgjedhjes së UBT për studime.

Aktiviteti i promovimit të programeve të UBT nga studentët ambasadorë ka ndihmuar në nxitjen e interesit të të rinjve për të zgjedhur këtë institucion si destinacionin e tyre për të vazhduar studimet universitare.