Aktivisti i paqes, Yuichiro Morishita hapi Javën Japoneze në UBT me ligjëratë për paqen

07/11/2019

Aktivisti për paqe nga Japonia, Yuichiro Morishita hapi Javën Japoneze në Kosovë me një ligjëratë për paqen, të cilën e mbajti para studentëve të UBT-së.

Ky event po zhvillohet për nder të 10-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Japonisë.

 

Përgjatë gjithë kohës, aktivisti Morishita e mbajti zgjuar vëmendjen e studentëve, me të cilët bashkëbisedoi mbi rëndësinë e të jetuarit në paqe dhe mbi kuptimin e saj.

 

Për të treguar pasojat e të jetuarit në luftë, ai mori dy shembuj nga vendi i tij i lindjes, dy qytetet japoneze që u sulmuan me bomba atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hiroshimën dhe Nagasakin, pasojat e të cilave i vuajnë njerëzit edhe sot e asaj dite.

 

Tutje, ai i njoftoi studentët edhe me përvojën dhe udhëtimet si aktivist dhe lobues për paqe në gjithë botën, dhe rëndësinë që ka një detyrë e tillë, të cilën ai ia ka dhënë vetes. E për të pasqyruar tërë punën e tij, ai shfaqi para studentëve një dokumentar përmbledhës të punës dhe aktiviteteve të tij në botë.