Licencohet Shkolla Fillore e Mesme e Ulët UBT – një hap i ri drejt edukimit cilësor të brezave të ardhshëm
03/04/2023Misionin për të kompletuar ekosistemin e dijes, UBT po e përmbush me licencimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët e cila do të jetë një mundësi unike dhe një model i ri evropian dhe amerikan i mësimit që do të ofrojë përkushtim, cilësi, lidership dhe inovacion.
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët UBT është licencuar nga Komisioni për shqyrtimin e kërkesave për licencimin e institucioneve private parauniversitare (IPAP-ve), gjegjësisht nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, për ushtrimin e veprimtarisë arsimore për nivelin e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët (klasat 1-5 dhe 6-9).
Nxënësit do të kenë mundësinë të zhvillojnë aftësitë e tyre në një mjedis miqësor dhe të frytshëm, me staf pedagogjik të kualifikuar dhe të përgatitur që do të ofrojnë përvojat dhe njohuritë e tyre për arritjen e qëllimeve dhe zhvillimin e talentit të nxënësve.
Kjo shkollë do të ofrojë programe të bazuara në modelet më të mira evropiane dhe amerikane, si dhe shkollim modern dhe inovativ, duke përfshirë lëndë të ndryshme multidisiplinare dhe gjithëpërfshirëse dhe aktivitete të ndryshme jashtëshkollore.
Ekosistemi i UBT-së, përveç të Shkollimit Fillor të Mesëm të Ulët, ofron edhe Shkollimin e Mesëm të Lartë, Shkollimin Profesional, si dhe studimet universitare akademike.