Akreditohet nga Oda e Farmacistëve të Kosovës Konferenca Ndërkombëtare Farmaceutike 2023
23/10/2023UBT më 28 tetor 2023 do të organizojë online Konferencën Ndërkombëtare Farmaceutike “International Conference on Pharmaceutical and Natural Sciences #ICPNS2023”, e cila është e akredituar nga Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional në Odën e Farmacistëve të Kosovës dhe e poentuar si në vijim:
12 pikë për pjesëmarrësit pasiv;
15 pikë për pjesëmarrësit aktiv;
17 pikë për ligjëruesit e ftuar.
Pjesëmarrësit e interesuar duhet ta bëjnë pagesën prej 25 Euro dhe fletëpagesa si dëshmi duhet të dërgohet në emailin e konferencës ic.pns@ubt-uni.net deri më datën 26.10.2023 ora 18:00.
Është shumë e rëndësishme që në fletëpagesë tek përshkrimi të shënohet: Konferenca për Farmaci dhe Emri e Mbiemri i Pjesëmarrësit. Kjo sepse certifikatat do të përgatiten për ata emra dhe mbiemra që gjenden tek përshkrimi në fletëpagesë.
————————————–
Detajet e bankës për pagesë janë:
TEB BANK
Name of the account holder: UBT SHPK KOLEGJI NDERKOMBETAR PER BIZNES ose K.N.B.T UBT SHPK
Full account number (including bank codes) / IBAN: XK05-2011-0000-0392-7958
Account number:20-11-0000039279-58
Name of Bank: TEB Bank
Address of branch: Agim Ramadani, Nr. 15, 10000 Prishtinë
BIC / SWIFT: TEBKXKPR