Akademitë verore sjellin në UBT ligjërues profesionistë dhe tema të mëdha
09/07/2015Ndonëse kanë përfunduar ligjëratat dhe është afat provimesh, UBT si gjithnjë në korrik, është në vlugun më të madh të aktiviteteve të shumta që zhvillohen në kuadër të akademive verore, të organizuara nga të gjitha departamentet e studimeve në këtë institucion.
Mysafirë nga institucionet e Republikës së Kosovës, ambasadorë, profesorë ndërkombëtarë, profesionistë të fushave të ndryshme, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, po ndajnë këto ditë kohën me studentët e UBT-së, duke mbajtur ligjërata e duke diskutuar tema nga më të ndryshmet.
Interesimi shumë i madh i studentëve dhe të interesuarve të tjerë po dëshmon dhe një herë se akademitë verore në UBT janë një mundësi për diskutim të temave të mëdha e të rëndësishme, mundësi shkëmbimi idesh e mendimesh mbi zhvillimet bashkëkohore në të gjitha fushat, mundësi që studentët të shpërfaqin dijen dhe ambiciet e tyre dhe t’i diskutojnë ato me kolegët e me profesionistët e shumtë, prezentë në akademitë verore të UBT-së.
Akademitë verore në departamentet e UBT-së do të vazhdojnë edhe javëve në vijim. Ato janë një rast që nuk duhet lëshuar as nga studentët as nga të interesuarit e tjerë. Temat e diskutuara deri tash dhe ato që do të shtrohen për diskutim në vijim janë dëshmia më e mirë se UBT është vend i shkencës, vend i hulumtimit, vend që vë në radhë të parë studentin. Vend ku diskutohen temat e mëdha.