Akademia Verore e sivjetshme e Shkencave të Sportit dhe të Lëvizjes u zhvillua me aktivitete sportive dhe tryezë diskutimi
10/07/2023Akademia Verore e Fakultetit Shkencat e Sportit dhe të Lëvizjes këtë vit është titulluar “Testimi i performances”.
Në kuadër të aktiviteteve të ndryshme janë organizuar një sërë garash sportive, sikurse: garat në basketboll 3×3, garat në pingpong dhe garat në futboll, ku kishte një interesim mjaft të madh të studentëve për pjesëmarrje.
Fituesit e garave janë shpërblyer me medalje dhe kupa nga ana e UBT-së.
Fakulteti Shkencat e Sportit dhe të Lëvizjes mbajti një tryezë diskutimi me titull: “Testimi i Performances”, ku profesorët ndërkombëtarë kanë ligjëruar temat si në vijim:
Prof. Norbert Bachl – “The Pre-Participation Screening – an important sport medical tool for the athlete’s health”;
Prof. Harald Tschan – “The importance of Testing in the Long – Term development of Athletes”;
Prof. Antonio Tessitore – “Monitoring in Team Sports: Analysis of strategies and methods”;
Në këto diskutime morën pjesë edhe Dekani i Fakultetit Shkencat e Sportit dhe të Lëvizjes, Masar Gjaka, si dhe Prof. Paolo Parisi.
Studentët e këtij programi dhe të pranishmit e tjerë patën mundësi që përmes një punëtorie nga profesorët të bëjnë realizimin disa testimeve për testimin e performances.
Studentët së bashku me stafin akademik realizuan edhe një ngjitje në bjeshkë – Hiking, në Bjeshkët e Rugovës, përkatësisht në Liqenat.