
Akademia Verore e Psikologjisë dhe Qendrës së Këshillimit u fokusua në rëndësinë e mirëqenies sociale
13/07/2023Akademia Verore e Fakultetit të Psikologjisë dhe Qendrës së Këshillimit për studentët në UBT u shoqërua me ligjërata dhe aktivitete aktive mbi temën: “Rëndësinë e Mirëqenies Sociale”.
Dita e parë u hap nga ligjërata interesante e profesoreshës së Psikologjisë, Prof. Dr. Violeta Zefi, e ndjekur nga psikolog-ja Arjeta Musliu, e cila motivoi studentët për të mos u dorëzuar në jetë.
Ekipi “Future 4 Youth” nga “SIT – Center for Counseling, Social Services and Research”, zhvilloi një punëtori me temën “Të shprehurit e emocioneve”, e cila eksploroi se si burrat dhe gratë i shprehin emocionet dhe diskutuan ndikimin e mënyrës së shprehjes tek të tjerët.
Punëtoria inkurajoi vetë-reflektim dhe synon të sfidojë pritshmëritë shoqërore, duke nxitur një kuptim më gjithëpërfshirës dhe empatik të shprehjes së emocioneve.