Akademia Verore e Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit dhe e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë fokusohet në ndikimin e klimës në bujqësi
13/07/2023Akademia Verore e Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit dhe e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë u fokusua në temën: “Ndikimi i ndryshimit të klimës në bujqësi dhe në teknologjinë e inovacionit të ushqimit”. Në ditën e parë të hapjes me rreth 79 pjesëmarrës, përmes prezantimeve inovative ka ofruar qasje me vlerë të shtuar duke rritur kompetencën e pjesëmarrësve me njohuri dhe aftësi përmes përcaktimit të alternativave dhe zgjidhjen e qasjeve.
Në ditën e parë të akademisë verore kanë ligjëruar ekspertët më të mirë të njohjes së problematikave bujqësore, Msc. Fatmir Selimi, si dhe profesori nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, Prof. Dr. Astrit Balliu, me temat e tyre: “Ndikimi i ndryshimeve klimatike në bujqësi” dhe “Vështrime mbi shartimin e perimeve si një mjet për të lehtësuar streset abiotike”.
Në ditën e parë janë mësuar elementet thelbësore për problematikat globale që janë duke ndodhur në nivelin global, por edhe në vendin tonë për ndryshimet klimatike.
Pjesë shumë e rëndësishme e akademisë ka qenë pjesëmarrja e industrisë ushqimore me prezantimet e tyre praktike nga kompanitë: Fluidi group dhe Hit Flores, të cilët kanë prezantuar zhvillimet e industrisë ushqimore, respektivisht prodhimin e vajit dhe kultivimin, grumbullimin dhe eksportimin e pemëve të imëta.