Akademia Verore e Edukimit dhe Zhvillimit u fokusua në implementimin e teknikave inovative për mësimin e gjuhës angleze
11/07/2024Akademia Verore e Edukimit dhe Zhvillimit e organizuar nga departamenti Gjuhë Angleze në kuadër të Global UBT Fest filloi aktivitetet e saja me një sërë punëtorish që synonin hulumtimin dhe implementimin e teknikave inovative për mësimin e gjuhës angleze. Mësimdhënësit dhe pjesëmarrësit morën pjesë në diskutime mbi strategjitë efektive për të përmirësuar mësimin e gjuhës, duke përfshirë qasje pedagogjike moderne dhe përdorimin e teknologjisë për të pasuruar përvojën edukative-arsimore.
Cilësia në arsim ishte temë kryesore gjatë Akademisë Verore. Sesionet theksuan rëndësinë e praktikave të mësimit gjithëpërfshirës, zhvillimin e aftësive të mendimit kritik dhe promovimin e ndërgjegjësimit kulturor në mes të studentëve. Pjesëmarrësit shkëmbyen ide për krijimin e një ambienti mësimor për mësimin mbështetës që i përgjigjet nevojave të ndryshme të studentëve.
Diskutimet u fokusuan në përdorimin e teknologjisë, integrimin e lëndëve mësimore dhe në përgatitjen e materialeve mësimore që inkurajojnë angazhimin dhe mësimin e qëndrueshëm.
Punëtoritë fokusoheshin në krijimin e planeve mësimore inovative, metodat e vlerësimit të studentëve dhe zhvillimin e aftësive në shkrimin kreativ. Këto sesione ofruan një platformë për diskutime intensive dhe për të shkëmbyer praktika të mira në fushën e edukimit dhe mësimdhënies.
Një tjetër temë e rëndësishme ishte zhvillimi i metodave inovative të vlerësimit të studentëve. Pjesëmarrësit diskutuan për përdorimin e vlerësimit formativ dhe sumativ, përcaktimin e qartë të qëllimeve të mësimit dhe rëndësia e feedback-ut për të përmirësuar performancën e studentëve në mënyrë të qëndrueshme.
Sesionet mbi shkrimin kreativ ofruan praktika dhe strategji për të stimuluar imagjinatën dhe për të zhvilluar aftësitë e shprehjes së studentëve nëpërmjet shkrimit. Diskutimet përfshinë teknika për zhvillimin e karaktereve dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për krijimtarinë letrare.
Punëtoritë në Akademinë Verore të UBT-së ofruan një platformë vlerësuese për shkëmbimin e ideve dhe për avancimin e praktikave të mira në fushën e arsimit dhe mësimdhënies.
Akademia Verore e Edukimit dhe Zhvillimit, e programit Gjuhë Angleze përfundoi aktivitetet e saj me një nga pikat kulminante ku ishin seminaret e studentëve të vitit të tretë të Programit të Gjuhës Angleze në UBT ku prezantuan mikrotesat e tyre. Këto prezantime trajtuan një gamë të gjerë temash që lidheshin me aftësitë e nxënies, metodat për zhvillimin e aftësive të leximit, shkrimit, të folurit dhe dëgjimit, dhe analizë të letërsisë nga romanet e Jane Austen, Emily Bronte, etj.
Gjatë Akademisë Verore të Edukimit dhe Zhvillimit, programi Gjuhë Angleze dëshmoi përkushtimin e UBT-së për shkëlqim akademik dhe rëndësinë e studentëve tanë në formimin e tyre në profesionin që ata synojnë.