Akademia Ndërkombëtare Verore e UBT-së
26/05/2018Për të shtatin vit më radhë, e shndërruar tashmë në traditë, UBT do të organizojë Akademinë
Ndërkombëtare Verore, që do të zhvillojë punimet më 4-25 korrik 2018.
Për ta pasuruar dhe për ta bërë edhe më madhështore këtë akademi, të ftuar do të jenë profesorë,
ekspertë dhe ndërmarrës të njohur vendorë e ndërkombëtarë, ku përveç ligjëratave tematike,
ANV-ja do të jetë e pasur edhe me diskutime, forume, punëtori të ndryshme, vizita studimore,
gara sportive dhe aktivitete të tjera.
Nga numri i madh i kërkesave të të rinjve për shtimin e fushave, akademia e sivjetme do të
shtrijë debatin dhe do të zgjerojë aktivitetin e vet në 22 fusha të ndryshme, në të cilat do të
ngjallet diskutimi për zhvillimet dhe inovacionet e fundit në botë.
Fushat të cilat do të përfshihen sivjet në Akademinë Ndërkombëtare Verore janë:
- Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri;
- Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi;
- Shkenca Politike;
- Energji Efiçiente;
- Sisteme të Informacionit;
- Juridik;
- Media dhe Komunikim;
- Menaxhim i Mekatronikës;
- Arkitekturë;
- Ndërtimtari;
- Financa, Banka e Sigurime;
- Shkenca të Ushqimit;
- Dizajn i Integruar;
- Infermieri;
- Siguri Kibernetike;
- Turizëm i qëndrueshëm;
- Mjekësi e përgjithshme;
- Psikologji;
- Edukim;
- Stomatologji;
- Farmaci;
- Diaspora dhe roli i saj.
Në përfundim të programit, studentët certifikohen dhe marrin 2-4 ECTS kredi, që janë të njohura
ndërkombëtarisht.
Për më shumë informata rreth mënyrës së aplikimit dhe në përgjithësi Akademisë
Ndërkombëtare Verore, mund të kontaktoni në: sa@ubt-uni.net