Akademia Ndërkombëtare Verore e Shkencave Politike dhe e Studimeve të Sigurisë, do të përfshijë tema të ndryshme rreth politikave globale
23/06/2022“Zgjidhja e konflikteve. Modeli i ndërhyrjes ndërkombëtare në një zonë krize”, do të jetë tema kryesore, e cila do të trajtohet në Akademinë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Shkenca Politike dhe Fakultetit Studime të Sigurisë në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2022”.
Përmes aktiviteteve të ndryshme, të cilat do të përfshijnë ligjërata tematike nga ekspertë dhe profesionistë të politikës, punëtori dhe debate, diskutime të ndryshme, do të karakterizohet Akademia Verore e Shkencave Politike dhe e Studimeve të Sigurisë.
Ndër temat të tjera, të cilat do të përfshihen në këtë akademi do të jenë edhe “Konflikti Rusi – Ukrainë” dhe “Konfrontimi Indo – Paqësor”, me qëllim që pjesëmarrësit të njoftohen për mënyrat e transformimit të konfliktit aktual dhe potencial në procese paqësore të ndryshimeve politike dhe sociale.
Studentët do të përfitojnë njohuri teorike dhe praktike mbi zgjidhjen e konflikteve, duke marr pjesë në leksione teorike dhe duke qenë pjesë aktive e simulimeve dhe ushtrimeve praktike, të organizuara nga profesorë me eksperiencë të gjerë në këtë fushë.
Linku për aplikim: Global UBT Fest 2022