Akademia Ndërkombëtare Verore e ESLG këtë vit trajtoi temën: “Parashikimi, Modelimi dhe Vlerësimi i Pasurive të Paluajtshme”

12/07/2023

Akademia Ndërkombëtare Verore e ESLG, solli shumë aktivitete dhe tema të rëndësishme të cilat këtë vit i dhanë kahje dhe rëndësi pasurive të paluajtshme.

Në kuadër të Global UBT Fest 2023, kjo akademi mblodhi shumë pjesëmarrës të cilët shpalosën idetë dhe teoritë e tyre lidhur me pasuritë e paluajtshme, modelimin dhe vlerësimin e tyre, teknikat e vlerësimit të pronave, si dhe temave të tjera të rëndësishme.

Temat të cilat u diskutuan këtë vit ishin:

  • Hyrje në Parashikimin dhe Vlerësimin e Pasurive të Paluajtshme – Prof. Dr. Visar Hoxha;
  • Korrelacioni dhe regresioni linear në vlerësim dhe parashikim – Prof. Dr. Visar Hoxha;
  • Seritë kohore në parashikimin e çmimeve të pasurive të paluajtshme – Prof. Dr. Visar Hoxha;
  • Teoria e probabilitetit në modelimin dhe vlerësimin e pasurive të paluajtshme – Prof. Dr. Visar Hoxha;
  • Modelimi i zgjedhjes diskrete në pasuri të paluajtshme – Prof. Dr. Visar Hoxha;
  • Metodat dhe teknikat e vlerësimit të pronave – Prof. Dr. Visar Hoxha dhe MSc. Mendim Blakaj;
  • Metoda e Krahasueshme e Shitjes – Prof. Dr. Visar Hoxha dhe MSc. Mendim Blakaj;
  • Metoda e të Ardhurave (Rrjedha e parave me zbritje) – Prof. Dr. Visar Hoxha dhe MSc Mendim Blakaj.