Akademia e Gjuhëve të Huaja zhvillon aktivitetin në qytetin e Prizrenit
24/07/2019Dita e dytë e ANV-së së Gjuhëve të Huaja ishte mbushur me aktivitete, të cilat patën një rol të vetëm, që ishte e lidhur me temën “Aftësia e shkrimit dhe praktika e Note Talking”.
Për këtë qëllim u bë vizitë në qytetin historik me prezencë të ciceronit.
Gjatë kësaj kohe u bë interpretimi i secilit cak monumental dhe arkeologjik në gjashtë gjuhë të huaja, interpretim i dëgjimit, shqiptimit, shkrimit dhe të folurit të shprehjeve dhe nocioneve në gjashtë gjuhë ndërkombëtare.
Pastaj, takimi u zhvillua në Lumbardh, ku detyrë kryesore ishte komunikimi i kulturës dhe njohjes me karakteristikat e popujve të gjuhëve të cilat u prezantuan në akademi. Pas takimit, u bë një ndalesë në zonën arkeologjike të shek. V, në ura, kala, tek shatërvani, xhamitë dhe kishat e qytetit të Prizrenit.
Reflektimi i aktivitetit u bë në oborrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, aktivitet ky që mblodhi shumë vizitorë dhe turistë rreth Akademisë së Gjuhëve të Huaja.
Të gjitha aktivitetet e mundshme u zhvilluan me simulim të ligjëratës në ambiente të hapura me të gjitha pajisjet didaktike.