ACEEU publikon artikull inspirues për Rektorin Hajrizi

24/09/2024

The Accreditation Council for Entrepreneurial and Engaged Universities – ACEEU, çdo vit publikon artikuj frymëzues për figura në fushën e ndërmarrësisë dhe inovacionit e të cilët kanë dëshmuar një impakt të shumanshëm në shoqëri.  Këtë vit, ACEEU ka përzgjedhur shkrimin e shkurtër autorial mbi kontributin e Rektorit Hajrizi, jo vetëm në fushën e ndërmarrësisë dhe inovacionit, por edhe mbi kontributin e tij të shumanshëm në procesin sfidues të ri-ndërtimit dhe zhvillimit socio-ekonomik të Kosovës së pas luftës.

Në këtë mënyrë, teksti autorial e që mbanë titullin: “Fati dhe Ambicia: Ngritja paralele e Kosovës dhe UBT-së nën vizionin e Prof. Hajrizit”, thekson rolin vendimtar të Prof. Dr. Edmond Hajrizi në rindërtimin e Kosovës pas luftës, përmes themelimit të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) në vitin 2001.

Lidershipi dhe ekspertiza e tij në inovacion dhe arsim e përputhën misionin e UBT-së me nevojat e Kosovës për rimëkëmbje ekonomike dhe sipërmarrje. UBT ka kontribuar ndjeshëm në krijimin e vendeve të punës, avancimin teknologjik dhe sektorin e ICT-së, duke u bërë një lojtar kyç në rritjen e rajonit. Përpjekjet e Prof. Hajrizit e kanë pozicionuar Kosovën si një qendër për inovacion dhe punë të kualifikuar, duke shtyrë përpara zhvillimin e saj pas konfliktit.

Artikulli i plote (në gjuhën angleze).