7 mijë maturantë kanë filluar trajnimin në kuadër të programit përgatitor të maturës në UBT

15/06/2020

Ka filluar të mbahet trajnimi i maturantëve në kuadër të programit përgatitor të maturës, që edhe këtë vit organizohet nga UBT, program i cili mblodhi 7 mijë maturantë nga mbarë trojet shqiptare.

 

Trajnimi online është duke u mbajtur në lëndët: Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Gjuhë Angleze, por edhe në lëndët zgjedhore: Biologji, Fizikë, Kimi, TiK, Matematikë II, Ekonomi, Mjekësi, etj.

 

Programi përgatitor i maturës edhe këtë vit u organizua me qëllim që të ndihmohen maturantët që do të hyjnë në testin shtetëror të maturës, për të arritur rezultate sa më të mira në këtë test.

 

Maturantët e interesuar, e që ende nuk kanë aplikuar për të vijuar këtë program përgatitor, ata mund të regjistrohen ende në këtë link:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSecfM_kNm7ehDkCzEIaEvaRMb1KBK8Ggve6ct4T1QdëthLAnQ/vieëform?fbclid=IëAR1j_z3h5ëqRRrFLpb_o3_nVSyKbI9mUGHvËgCHCReZHjRYZuVPËtZhëS24