
Qendra e Karrierës e UBT-së zhvillon vizitë informuese në Shkup
26/02/2025Në kuadër të vizitave të shumta informuese, Qendra e Karrierës e UBT-së vizitoi Gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, ku zhvilloi një sesion interaktiv me maturantët, duke i informuar ata mbi mundësitë e shumta që UBT ofron për studime dhe zhvillim profesional.
Gjatë takimit, nxënësit u njohën me programet e avancuara akademike, mundësitë për bursa studimi, si dhe përfitimet nga mobilitetet ndërkombëtare përmes Erasmus+, që u mundësojnë studentëve të studiojnë në disa nga universitetet më prestigjioze të Evropës.
Përmes kësaj vizite, UBT vazhdon të jetë afër të rinjve në Shkup, duke i mbështetur ata në zgjedhjen e duhur për të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale.