Përse të studiosh Farmacinë në UBT?

21/09/2018

Programi i studimeve Master Shkencor në Farmaci mundëson një përgatitje shkencore të avancuar në fushën mjekësore, që ka për qëllim të formojë një figurë profesionale të ekspertit të barnave.

I diplomuari, pas marrjes së licencës profesionale mund të kryejë profesionin e farmacistit dhe të veprojë si ekspert i barnave në fushën e produkteve për shëndetin.

Fakulteti i Farmacisë në UBT,  në partneritet me Universitetin e Debrecenit, të Hungarisë, respektivisht me Fakultetin e Shkencave Mjekësore, ofron një tërësi njohurish teorike dhe praktike, që i mundësojnë të diplomuarve të përballojnë procesin multidisiplinor me ç’rast nga projektimi strukturor, studentët profesionalizohen në prodhimin, tregtimin dhe përdorimin e barnave, sipas ligjeve të përcaktuara.

Të diplomuarit në Farmaci fitojnë njohuri shkencore dhe përgatitje teorike-praktike të nevojshme për ushtrimin e profesionit të farmacistit dhe të ekspertit të produkteve shëndetësore (produkte mjekësore- kirurgjikale, kozmetike, dietetike, integratorë ushqimorë, produkte herboristerie).

Në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara me Universitetin e Debrecenit, të diplomuarit në Farmaci marrin diplomë të përbashkët, titull ky që njihet në Bashkimin Evropian, ku dhe mund të kryejnë profesionin e farmacistit.

Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!